Telegrafi

Ulpiana dhe Drenica përballen në Lipjan, formacionet zyrtare

Ulpiana dhe Drenica përballen me njëra tjetrën në kuadër të xhiros së 22-të në BKT Superligë.

Lipjanasit ndodhen në pozitën e tetë në tabelë, pozitë që nuk i garanton qetësi deri në fund të kampionatit.

Në anën tjetër Drenica pas 21 xhirove ka grumbulluar 28 pikë dhe është më e qetë në vendin  e pestë.

Vendasit duan me çdo kusht fitoren në këtë takim, derisa mysafirët nga Skënderaj do të kënaqeshin edhe me një pikë nga kjo sfidë.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Ajeti; Rapuca, Shkalla, Makolli, Avdulli; Emini, Shala, Mustafa, Rrezi, Junior, Selimi;

Drenica: Smakiqi; Veliqi, Lushtaku, Bejta, Dushi; Thaqi, Gashi; Uka, Hamiti, Zabërgja, Rexha; 

/Telegrafi/