Telegrafi

Ulpiana dhe Ballkani kërkojnë vazhdimësi të rezultateve pozitive: Formacionet zyrtare

Ulpiana është nikoqire e Ballkanit në kuadër të xhiros së 12-të në BKT Superligë.

Dy skuadrat në këtë takim vijnë pas fitoreve në xhiron e kaluar dhe duan të vazhdojnë me rezultate pozitive.

Lipjanasit triumfuan 1-2 te Malisheva, derisa Ballkani mori tri pikë në derbin ndaj Prishtinës 2-0.

Takimi i parë mes këtyre dy skuadrave kishte përfunduar 3-2 në të mirë të suharekasve që shënuan në fund të ndeshjes.

Dy ekipet duan rezultate pozitive dhe ndeshja që pritet të fillojë nga ora 13:00 në Lipjan do të jetë e zjarrtë.

Formacionet zyrtare:

Ulpiana: Ajeti, Qerimi, Rapuca, Musliu, Makolli, Shala, Mustafa, Rezi, Conceicao, Shkalla, Selimi.

Ballkani: Frashëri, Thaqi, Patoku, Hoxha, Jashanica, Gashi, Baftiu, Korenica, Kuc, Krasniqi, Solomon.

/Telegrafi/