Telegrafi

Ulpiana antike tërheq vëmendjen e arkeologëve

Që në shekullin e I-rë para erës sonë, Strabo e përmend Ulpianën duke e quajtur “qyteti i vjetër”. Për historianët, kjo thënie provon se Ulpiana nuk ishte qytet i themeluar nga romakët, megjithëse morri zhvillim nën sundimin e Romës.

Arkeologët prej kohësh kanë kryer gërmime për të gjetur gjurmë të vendbanimeve, veçanërisht pas zbulimit të bazilikës dhe portës veriore në vitet 1950.

Vendbanimet besohet të jenë shtrirë në një territor prej më shumë se një mijë hektarësh dhe jo shumë larg nga minierat e pasura. Kjo i bën arkeologët dhe historianët besojnë se arsyet që i nxitën romakët t’a pushtojnë këtë zonë, ishin pasuritë minerare, sepse metalin e nxjerrë nga minierat për rreth Ulpianës ata e përdornin për të prodhuar monedha në Romë.

Ulpiana arkeologjike sot shërben gjithashtu si dëshmi e rrënimeve nga fiset hune e gote në shekullin e V-të, dhe të një tërmeti të fuqishëm në shekullin e VI-të, që shkatërroi atë që kishte mbetur nga qyteti. /VoA/