Site icon Telegrafi

Ulje temperaturash dhe vranësira, parashikimi i motit në Shqipëri

Foto: Ilustrim

Masat ajrore të qëndrueshme do të përfshijnë Shqipërinë duke sjellë alternime kthjellimesh dhe vranësirash, ku kthjellimet do të jenë më të dukshme gjatë paradites dhe në ultësirën perëndimore.

Ndërsa pjesa e dytë e ditës do t’i shfaqë vranësirat e pakta në të gjithë territorin, të cilat më të fokusuara do të jenë në zonat Lindore.

Temperaturat e ajrit do të vijojnë të ulen në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 4 gradë Celcius deri në 17 gradë Celcius.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi Verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 3 ballë.

Exit mobile version