Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bëri të ditur se për ditën e mërkurë territori i Shqipërisë do të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike të qëndrueshme për shkak të masave ajrore relativisht të thata me origjinë veriperëndimore.
Moti parashikohet kryesisht i kthjellët e vranësira të pakta kalimtare. Mjegullina do të jetë prezente përgjatë luginave.
Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje me shpejtësi mesatare 1-7 m/sek, ndërsa përgjatë vijës bregdetare e lugina era fiton shpejtësi deri 11m/sek. Valëzimi në dete të do të jetë i forcës 1 ballë.
Temperaturat parashikohen nga 10 në 30 gradë Celsius. /Telegrafi/