Telegrafi

Ulje spektakolare e deficitit amerikan

Çmimi I importit të barelit u ngjit në një nivel të ri në qershor dhe e shtyu deficitin e balancës së naftës në nivele të papara ndonjëherë .

Një dollar I dobët I bën produktet amerikane shumë konkurruese.

Sekreti i përmirësimit të qershorit përfshin rritjen prej 4% të eksporteve që rrjedh sipas analistëve direkt nga dobësimi I dollarit, i cili në mes të korrikut arriti nivelin e tij më të ulët përballë euros.

Sipas ekonomistit të pavarur Joel Naroff, dollari i dobët është bërë një motor i rëndësishëm i rritjes ekonomike. Në qershor secila kategori produkti ,përfitoi shumë, gjë e cila tregon se një dollar i dobët i bën produktet amerikane më konkurruese në ekonominë botërore.

ShBA kanë eksportuar rekorde të mëdha të produkteve ushqimore, të furnizimeve industriale, produkte konsumi dhe pajisje dhe kanë mundur të arrijnë rekord eksportesh drejt BE.

Në të njëjtën kohë importet nuk janë rritur veçse me 1,8% duke arritur në 221,2milliardë dollarë.

Dobësimi i ekonomisë amerikane dhe rritja e çmimeve të importit kanë reduktuar importet jonaftë në mënyrë spektakolare.

Ulja e deficitit tregtar është një presë e re e ekonomisë amerikane,sepse kjo do të thotë që kërkesa e brendshme është dobësuar.

Gjithashtu në qershor amerikanët kanë humbur fuqinë blerëse si pasoje e dobësimit të monedhës së tyre.

Por në të njëjtën kohë ky raport konfirmon që tregu i jashtëm është bërë motori parësor i rritjes ekonomike në këtë periudhë ekonomike të lëkundshme.