Site icon Telegrafi

Ulje rekorde e çmimeve të naftës për këtë javë në Maqedoni

Komisioni Rregullator për Energjetikë informon se çmimet e derivateve të naftës do të ulen për 14.54 përqind. Kjo si pasojë e përhapjes së coronavirusit, virus i cili ka shkaktuar rënie të çmimit në berzë.

Sipas çmimeve të reja, Eurosuper BS-95 do të kushtojë 54.50 denarë për litër, Eurosuper BS-98 do të shitet për 56.50 denarë për litër, ndërsa Eurodiseli do të kushtojë 48.50 denarë për litër.

Gjithashtu do të ulet çmimi i vajit të lehtë për amvisëri, i cili do të shitet për 37.50 denarë për litër, ndërsa mazuti do të kushtojë 6.961 denarë për kilogram.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi mesnatën e sotme dhe do të zgjasin deri në javën e ardhshme./Telegrafi/

Exit mobile version