Telegrafi

Ulje më e madhe e çmimeve në Zvicër nga viti 1959

Çmimet në mars janë zvogëluar për 0,4 për qind në krahasim me muajin e njejtë të vitit të kaluar, për çka më shumë ka kontribuar lirimi i naftës, tregojnë të dhënat e Byrosë federale statistikore.

Ekonomistët parashikuan rënie prej 0,1 për qind, pastaj rritjen prej 0,2 përqindve në shkurt.

Banka Nacionale e Zvicrës (NSB) do të vazhdojë me blerje të valutave të huaja, që ta dobësojë frankun, në insistimin që ta parandalojë hyrjen e vendit në periudhën afatgjate të uljeve të çmimeve, deklaroi nënkryetari i SNB-së, Filip Hildebrand.

Meqë zvicerianët u ballafaquan me recesioni më të thellë nga viti 1975, Banka Qendrore e vendit parashikon se inflacioni do të jetë negativ këtë vit dhe afër zeros në vitin 2010 dhe 2011.

Kryetari u Bankës Qendrore evropiane, Zhan Klod Trishe konsideron se eurozona 16-anëtarëshe do të mundet në muajt e ardhshëm t’i përcjellë Zvicrën dhe Irlandën dhe të vërejë lëvizje të inflacionit drejt territorit negativ.

Inflacioni në 16-të vendet-anëtare të BE-së, të cilët e pranuan valutën e përbashkët (euro) në mars ishte në nivel rekord të ulët.

Dobësimi i rritjes së çmimeve do të mund t’i nxisë shpenzuesit në konsumim të madh, por periudha afatgjate e deflacionit mund të shkaktojë efekt të kundërt sepse shpenzuesit do të heqnin dorë nga blerja në pritje të uljes së mëtutjeshme të çmimeve.