Telegrafi

Ulja para kompjuterit është një mënyrë e sigurt për depresionin

Njerëzit janë vetëm dhe të vetmuar para kompjuterit, ata kalojnë kohë në ambiente të mbyllura, frymëmarrja e tyre është ngadalësuar dhe sytë e tyre janë të zënë me përmbajtje të ndryshme

Bazuar në studimin e bërë, është arritur në përfundimin se në këtë mënyrë depresioni i lehtë tashmë ekzistues thellohet, pretendojnë hulumtuesit nga Fakulteti i Shkencës dhe Teknologjisë në Missouri.

Një nga simptomat e këtij çrregullimi është refuzimi i një individi për t’u larguar nga kompjuteri dhe për t’u kthyer në jetën e përditshme, transmeton Telegrafi.

Studentët depresivë janë vazhdimisht para kompjuterit

Hulumtimi nga Missouri përfshiu 216 studentë, gjatë të cilit përdorimi i tyre i kompjuterëve u monitorua nëpërmjet programeve speciale, të cilat zbuluan shprehitë e tyre kompjuterike dhe faqet që ata vizitojnë më shpesh.

Rezultatet e studimit treguan se studentët që kanë simptoma të depresionit, kalojnë kohë në një bisedë të vazhdueshme virtuale, por nuk kanë durim ta bëjnë atë me një ose dy persona.

Shpëtimi i vetëm janë njerëzit, shoqëria

Ata ndryshojnë bashkëbiseduesin në çdo disa sekonda ose minuta dhe në të njëjtën kohë kontrollojnë e-mailin e tyre gjatë gjithë kohës, sikur të presin një letër të rëndësishme.

Problemet me përqendrimin dhe vëmendjen janë shoqëruesit e shpeshtë të depresionit, dhe kjo është ajo që mund të vërehet gjithashtu te shumica e pjesëmarrësve.

/Telegrafi/