Tashmë ulja e pagave në Serie A pritet të hyjë në fuqi, me klubet që kanë dorëzuar kërkesën për të shkurtuar pagat e futbollistëve , pasi sezoni është i ndërprerë shkaku i coronavirusit.
Shkurtimin ose heqjen e së paku një page, nuk do t’i shpëtojë as Cristiano Ronaldo.
Sot do të mbahet një tjetër takim jozyrtar për të përcaktuar përqindjen e shkurtimit të pagave për futbollistët.
Pronarët e klubeve kanë menduar një ulje prej 20 deri në 30 për qind në pagat e secilit lojtar.
Ylli portugez i Juventusit, i cili është edhe lojtari më i paguar i Serie A, përfiton një pagë neto prej 31 milionë euro në sezon.
Ai pritet të humbasë deri në 9 milionë euro në rastin më të keq. /Telegrafi/