Telegrafi

Ulja e parë në Hënë që ndodhi para 50 vitesh, nderohet me labirintin e gjatë afro pesë kilometra

Droni ka marrë pamjet e labirintit gjigant në Staffordshire të Anglisë, për të nderuar 50 vjetorin e uljes së parë në Hënë.

Në punim shfaqet astronauti Neil Armstrong, me flamurin e Shteteve të Bashkuara, si dhe raketën Saturn V, që e ka bërë lëvizjen e modulit Apollo 11 – të gjitha në formën e një labirinti, transmeton Telegrafi.

Kopshtarëve iu deshën disa muaj që të rrisin barishtet, për ta realizuar përfundimin, pikërisht në kohë të njëjtë me përvjetorin e ngjarjes historike.

Kalimi prej fillimit të labirintit, deri në fund, kërkon ecje deri në pesë kilometra, për të kaluar nëpër kthina të shumta dhe ura, duke e bërë eksperiencën shumë të mirë. /Telegrafi/