Presidenti i nderit i Bayern Munichut, Uli Hoeness, ka lënë të kuptohet se Matthijs de Ligt ka një shans të madh për t’u larguar këtë verë.
Kur u pyet për lidhjet e holandezit me Man United , Hoeness tha se është shumë e mundur që De Ligt të transferohet në Old Traford.
“Është e mundur që një mbrojtës të largohet”, deklaroi fillimisht Hoeness.
“De Ligt është holandez, trajneri i Manchester United është holandez… Nuk do të kisha asnjë problem nëse ai qëndron. Personalisht, unë nuk do ta shisja Upamecano”, tha Hoeness.
Djajtë e Kuq thuhet se kanë rënë dakord për kushtet personale me De Ligt, i cili i ka thënë agjentit të tij se ai do të bashkohet me Man United vetëm nëse largohet nga Bayerni këtë verë.
Por klubi i Bundesligës thuhet se po kërkon mbi 50 milionë euro për shitjen e mbrojtësit. Kjo është diçka që Man United nuk dëshiron ta paguajë pasi ka paguar para të mëdha për nënshkrimin e Leny Yoro.
Djajtë e Kuq duhet të shesin të paktën një mbrojtës mes Victor Lindelof ose Harry Maguire për të financuar nënshkrimin e një tjetër qendërmbrojtësi./Telegrafi/