Vetëm një ditë pasi e uli çmimin e naftës me 3 lekë, Bordi i Menaxhimit të Hidrokarbureve në Shqipëri ka vendosur sot që të ulë përsëri përsëri çmimin e naftës në 249 lekë [2.06 euro] për litër, nga 255 lekë [2.11] që ishte më parë.
Ndërkohë çmimet e benzinës dhe të gazit kanë mbetur të pandryshuara në 242 lekë [2 euro] për litër dhe 83 lekë [0.69 euro] për litër, respektivisht.
Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 29 Qershor ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. /Telegrafi/