Agjencia ndërkombëtare e lajmeve Reuters bën të ditur se agjencia ”Fitch” e ka ulur rejtingun kreditor të Maqedonisë nga BB+ në BB, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Ulja e rejtingut u faturohet akuzave të shumëta për korrupsion, që sipas ”Fitch”, janë dëshmi për mangësi në standardet e qeverisjes së mirë.
Si arsye tjetër e uljes së rejtingut përmendet edhe dështimi i marrëveshjes së Përzhinos dhe dështimi i organizimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare në prill dhe qershor.
Në arsyetimin e mëtutjeshëm, si shkaqe të uljes së rejtingut përmenden edhe bojkoti i kuvendit nga opozita, protestat, obstruksionet ndaj Prokurorisë Speciale Publike (PSP), tërheqja e depozitave nga bankat, si edhe ulja e projeksioneve për bruto prodhimin e brendshëm nga 3.6% në 2.5%./Telegrafi/