Site icon Telegrafi

Ulet për 60% peshkimi i paligjshëm në Liqenin e Ohrit

Peshkimi i paligjshëm në Liqenin e Ohrit është ulur për 60%. Mbrojtja e llojeve endemike mbetet prioritet i koncesionerëve. Shërbimet me sy të hapur i ndjekin dhe kontrollojnë liqenin, veçanërish gjatë natës kur kjo dukuri është më e shpeshtë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Këto ditë në Ohër është promovuar edhe një film dokumentar “Vallëzim me troftën” ku janë treguar se si bëhet hedhja e vezëve nga lloji endemik i troftës së Ohrit.

Për shkak të peshkimit të pakontolluar, vitet e kaluara organet kompetente bëjnë përpjekje ta rikthejnë troftën në Liqenin e Ohrit. Problemi është akoma i hapur, ndërsa nga data 20 dhjetor deri më 20 mars është ndaluar totalisht peshkimi i troftës./Telegrafi/

Exit mobile version