Në tremujorin e katërt të vitit 2016 në periudhën e njëjtë nga viti 2015 në transportin rrugor për udhëtim numri i udhëtarëve të transportuar është ulur për 5.2%, në transportin urban-ndërurban për 8.4%, në transportin hekurudhor për 54%, kurse numri i udhëtarëve të transportuar në transportin ajror është rritur për 9.4%, njoftoi sot Ensti Shtetëror për Statistikë, përcjell Telegrafi Maqedoni nga AIM.
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, numri i udhëtarëve të transportuar në transportin urban-ndërurban është rritur për 28.3%, në transportin udhëtar është ulur për 1.7%, në transportin hekurudhor për 1.8% kurse në transportin ajror 28%.
Nga ESHS informojnë se në tremujorin e katërt 2016 në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2015 sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është rritur për 9.1%, në transportin hekurudhor është ulur për 2.1%, kurse në transportin ajror ulja arrin 7.8%.
Në krahasim me tremujorin e tretë të vitit 2016, siç kumton ESHS, sasia e mallit të transportuar në transportin rrugor të mallrave është ulur për 36.7% në transportin ajror për 14%, kurse në transportin hekurudhor është rritur për 5.6%. /Telegrafi/