int(1) Ulet numri i të sëmurëve nga tuberkuloza në Maqedoni - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ulet numri i të sëmurëve nga tuberkuloza në Maqedoni

Numri i të sëmurëve nga tuberkuloza në vend vazhdimisht po bie. Nga 560 pacientë të regjistruar në vitin 2007, në vitin 2018 janë regjistruar 217 pacientë. Këtë sot e deklaroi ministri për Shëndetësi, Venko Filipçe.

Ai tha se janë paraparë 25 milionë denarë për zbatimin e programeve parandaluese, identifikimin e grupeve të rrezikuara, zbulimin e hershëm të tuberkulozës tek ata dhe tek grupet tjera.

Siç tha Ministri, këtë vit diçka e re do të jetë se janë paraparë mjete për blerjen e aparatit të ri digjital rentgen. Mjetet janë siguruar nga Ministria e Shëndetësisë, ndërsa procedurën do ta zbatojë Instituti i Sëmundjeve të Mushkërive dhe Tuberkulozit.

“Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të treguar marrjen e programeve financiare nga ana e qeverisë pas përfundimit të financimit të këtij projekti shumë të rëndësishëm për vendin nga Fondi Global. Ne kemi marrë përsipër jo vetëm financimin, por edhe zbatimin e programeve”, tha Filipçe./Telegrafi/

Exit mobile version