Telegrafi

Ulet numri i studentëve të rinj në Maqedoninë e Veriut

Në Maqedoninë e Veriut , në vitin akademik 2018/2019 janë regjistruar gjithsej 53677 studentë, që do të thotë se numri është zvogëluar për 5.7% në krahasim me vitin akademik 2017/2018.

Nga ata 56,6% apo 30 352 janë studentë të gjinisë femër, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror për Statistikë.

Numri më i madh i studentëve apo rreth 87% janë regjistruar në universitetet shtetërore, derisa 12,4% e tyre në ato private.

Në vitin e parë të studimeve, në vitin akademik 2018/2019, janë regjistruar 13 931 studentë apo 26% (këtu përfshihen dhe studentët e vitit të dytë, tretë dhe që kanë humbur më shumë se një vit).