Telegrafi

Ulet numri i pacientëve në Maqedoni të shtrirë në spitale si pasojë e coronavirusit

Në 24 orët e kaluara, në qendrat kovid në spitalet në të gjithë vendin është raportuar se mjekohen gjithsej 598 pacientë pozitiv dhe të dyshimtë për koronavirus, ndërsa së bashku me të hospitalizuarit në repartet infektive në spital në kryeqytet numri i përgjithshëm është 984.

Ka rreth 320 shtretër spitalorë të zbrazët për pacientët me covid, por numri është i ndryshueshëm sepse gjatë ditës, bëhen lëshime të pacientëve të shëruar dhe shtretërit shtesë vihen në dispozicion.

Ministrinë e Shëndetësisë kumtoi se sipas raporteve të spitaleve që arrijnë në bazë ditore, në spitalin në Manastir janë hospitalizuar 40 pacientë pozitiv dhe te dyshuar në Kovid-19, në spitalin në Shtip janë hospitalizuar 53 pacientë. Në repartin infektiv në Tetovë ka 35 pacientë, në Veles trajtohen 31 të sëmurë, ndërsa në Kumanovë 95 pacientë pozitiv dhe të dyshuar në Kovid-19. Në covid-qendrën në Ohër ka 60 pacientë, në Prilep 70, në Gostivar 39, ndërsa në Strugë 36 të sëmurë.

Në spitalin e Strumicës janë hospitalizuar 53 pacientë, në Koçan dhe Kërçovë nga 18, Kavadar 30, në Gjevgjeli 14, ndërsa në Dibër ka gjashtë persona pozitiv dhe të dyshuar për koronavirus.

Të gjitha repartet e spitaleve klinike kanë pajisje për furnizimin me oksigjen. Ministria e Shëndetësisë është në kontakt të vazhdueshëm me gjitha spitalet dhe nëse ka nevojë kapacitetet e reparteve do të zgjerohen.