Sipas Entit shtetëror për statistikë, në fillim të vitit shkollor 2015/2016, numri i nxënësve në shkollat fillore në Maqedoni ka qenë 185,992 që tregon një rënie prej 3.2 përqind gjatë vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Numri i nxënësve në shkollat e mesme, në fillim të vitit akademik 2015/2016 arriti në 80 295 nxënës, në krahasim me vitin e kaluar shkollor regon rënie për 3.9 përqind. /Telegrafi/