Numri i nxënësve të rregullt në shkollat fillore në fund të viti shkollor 2015/16 ka qenë 185.119 duke shënuar rënie për 1,7% në krahasim me vitin shkollorë paraprak, informojnë nga Enti Shtetëror për Statistika, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në shkollat e mesme në vitin shkollorë 2015/16 nxënës të rregullt ka pasur gjithsej 77.625, që paraqet ulje për 5,1% në krahasim me vitin shkollorë paraprak.
Nëse merren parasysh këto statistika, atëherë shkollat fillore dhe të mesme duket se do të mbeten pa nxënës, ndërsa si shkak kryesorë vlerësohet të jetë ikja e qytetarëve nga Maqedonia./Telegrafi/