Site icon Telegrafi

Ulet numri i migrantëve në qendrën ‘Vinojug’

Përgjegjësit thonë se migrantët përmes Greqisë duan të kthehen në shtëpi, por numri më i madh i tyre kanë shpresë se do të gjejnë rrugë të re deri te vendet e BE-së, para se gjithash në Gjermani, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Numri i migrantëve të cilët kanë mbetur në qendrën tranzitore ‘Vinojug’ pas mbylles së ‘rrugës ballkanike’ ka arritur 240, kurse sot ai numër është nën 70 për shkak të ikjes së tyre graduale, kumtuan sot nga Qendra për menaxhim me kriza të Gjevgjelisë.

Kujdesi për ata që kanë mbetur në Gjevgjeli është i vazhdueshëm. Nga ‘RCUK’ Gjevgjeli thonë se në kamp janë siguruar të gjitha kushtet për kujdesin e migrantëve në kushte dimri. /Telegrafi/

Exit mobile version