Site icon Telegrafi

Ulet numri i lindjeve, ndërsa rritet numri i vdekjeve në Maqedoni

Foto: Ilustrim

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikave numri i foshnjave të lindura të gjalla në tremujorin e dytë në vitin 2018 ka qenë 5160, që është më pak për 6.3 për qind në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Ndërsa numri i personave të vdekur në tremujorin e dytë të këtij viti ka qenë 4683 persona (17 foshnje), që është më i madh për 1.1 për qind në krahasim me tremujorin e dytë të vitit 2017.

Sipas ESHS-së, shtimi natyror arrin 477, që do të thotë se për aq persona numri i foshnjave të lindura është më i madh se i personave të vdekur./Telegrafi/

Exit mobile version