Site icon Telegrafi

Ulet numri i familjeve që shfrytëzojnë ndihmë sociale në Kërçovë

Në Qendrën për punë sociale në Kërçovë këtë vit është ulur numri i familjeve me kërkesa të dorëzuara për ndihmë sociale. Arijan Imeri, udhëheqës në sektorin drejtues, informon se vitin e kaluar ka pasur 739 familje, ndërsa këtë vit është ulur numri për 54 dhe ka arritur 685, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ai thotë se këtë të drejtë disa e kanë humbur këtë drejtë për shkak të mosvëmendjes për respektimin e afateve, sepse me ndryshimet e fundit të ligjit, shfrytëzuesit e ndihmës sociale duhet jenë kërkues aktivë të punës, njofton AIM. /Telegrafi/

Exit mobile version