Telegrafi

Ulet numri i ekspozitave artistike figurative në Maqedoni

Sipas të dhënave të Entit Shtetëror për Statistika (ESHS), në vitin 2016 ka patur 587 ekspozita artistike figurativ, që paraqet ulje prej 1.3% krahasuar me vitin 2015, njofton Telegrafi Maqedoni.

Për 1.9% është ulur edhe numri i pjesëmarrësve, ndërkaq për 0.3% është ulur numri i vizitorëve. Në vitin 2016 janë organizuar 27 koloni artistike figurative, kurse numri i pjesëmarrësve është ritur për 4.1%, krahasuar me vitin 2015./Telegrafi/