Site icon Telegrafi

Ulet norma e interesit për letrat shtetërore me vlerë në Maqedoni

Ministria e financave e Maqedonisë e ka ulur normën e interesit në ankandin e sotëm të letrave shtetërore me vlerë, për 0.3%, ose në 2.1% kamatë për 12 muaj, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ministria bëri të ditur se interesimi i kompanive ishte më i madh se oferta e Ministrisë, megjithatë në ankand dolën aq letra me vlerë sa ishin parashikuar në prospekte, pra 6.5 milionë euro.

Nesër, Ministria e Financave duhet të kthejë borxh, po aq sa ka marrë sot hua. Përndryshe, ulja e sotme e normës së interesit është e dyta brenda shtatë ditëve të fundit./Telegrafi/

Exit mobile version