Është ulur ndjeshëm niveli i ndotjes së liqenit të Prespës, që ka ndikuar në rikthimin e peshqëve autokton. E gjithë kjo është mundësuar nga programi i UNDP-së dhe komunës së Resnjës, mbështetur nga Qeveria Zvicerane, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Në lidhje me këtë projekt, në shfaqjen e dokumentarit ”Liqeni i mollës”, Luisa Winton nga UNDP tha se janë dashur 15 vite dhe 15 milionë dollar që të ndodhë kjo mrekulli.
Liqeni i Presës është njëri nga më të vjetrit në botë dhe vend me llojshmëri të pasur biologjike. Mbi 2000 lloje zogjsh, peshq dhe gjitarë varen nga kjo hapësirë e ndjeshme mjedisore./Telegrafi/