Telegrafi

Ulet në rrethojën e ballkonit për të tymosur, vdes pasi bie nga lartë (Video)

Ka mbetur i vdekur një burrë i paemëruar, që ra nga kati teksa provoi të ulej në rrethojën e ballkonit.

Kamerat e sigurisë e kanë filmuar atë, teksa kishte dalë për të tymosur përjashta një kafeneje në Sochi të Rusisë, transmeton Telegrafi.

Infermierët që shkuan për të intervenuar, nuk kishin çfarë të bënin pasi ai më nuk ishte i gjallë.

Policia nuk ka dhënë deklaratë lidhur me rastin, duke mos bërë të ditur nëse ai kishte qenë i dehur, apo nuk e gjykoi mirë lartësinë ku ndodhej. /Telegrafi/