Site icon Telegrafi

Ulet ndjeshëm numri i kosovarëve që studiojnë në Shqipëri, italianët kalojnë të parët me 51.5%

Jo vetëm si turistë, por mjaft të rinj të huaj po zgjedhin të marrin dije në Shqipëri.

Të dhënat zyrtare tregojnë se italianët përbëjnë numrin më të lartë të të rinjve të huaj që zgjedhin të formohen profesionalisht në Shqipëri.

Përgjatë viteve akademike 2022-2023 numri i studentëve italianë që studiojnë në Shqipëri ka arritur 51.5% të studentëve të huaj, të ndjekur nga studentët kosovarë në 19% dhe më pas vijnë ata nga Maqedonia e Turqia.

Ajo që bie në sy vitin e fundit është ulja e numrit të studentëve nga Kosova që zgjedhin të ndjekin universitetin në Shqipëri.

Periudha para pandemisë, mban numrin më të lartë të studentëve të huaj të regjistruar në vendin tonë, konkretisht me 2246 të tillë.

Por edhe pse pandemia dhe kufizimet e saj bënë që të ulej numri i studentëve të huaj në institucionet shqiptare të arsimit të lartë, vitin e fundit kemi një rritje me 7.3% .

Mjekësia dhe degët e Inxhinierisë janë më të preferuarat nga të huajt në Shqipëri./TV Klan

Exit mobile version