Komandanti i stacionit policor në Kumanovë sot në një konferencë për shtyp ka zbuluar informacione të rëndësishme në lidhje me funksionimin e policisë në këtë qytet duke thënë se janë ulur kriminaliteti, aksidentet në komunikacion dhe prishja e rendit e qetësisë publike, shkruan Telegrafi Maqedoni.
”Kriminaliteti është ulur për 19.1% nga periudha e njejtë e vitit 2016. Prishja e rendit dhe qetësisë publike është zvogëluar për 12.4%. Rastet e aksidenteve të komunikacionit në këtë komunë janë zvogëluar për 8.7%” tha Igor Mitevski.
Rezultatet e prezentuara ju janë dorëzuarv këshilltarëve të Komunës së Kumanovës dhe kryetarit të Komunës të cilët kanë diskutuar pastaj për përmirësimin e kushteve.
Rezultatet e prezentuara nga Mitevski janë për gjashtë mujorin e parë të vitit 2017. /Telegrafi/