Në tremujorin e dytë të vitit 2016, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar, është ulur kilometrazhi i udhëtarëve për 3.5% në transportin publik urban, pastaj 12.9% në atë periferik, 6.5% në transportin ndërurban, kurse për transportin ndërkombëtar, kolometrazhi është ulur për 33.8%, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Krahasuar me tremujorin e parë të këtij viti, të dhënat e Entit Shtetëror për Statistika (ESHS) tregojnë se kilometrazhi në transportin publik urban është ulur për 9.1%, në atë periferik, për 2.7%, pastaj 8.8% në transportin ndërurban, kurse në transportin ndërkombëtar, ulja është 2.9%./Telegrafi/