Telegrafi

Ulet inflancioni në Shqipëri

Ky është një nga nivelet më të ulta të inflacionit të regjistruar më parë, ndërsa objektivi ishte 4 për qind.

Rënia e inflacionit në Eurozonë pritej të reflektohej në Shqipëri, ku 80 për qind e flukseve tregtare kryhen me vende të Eurozonës.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani thotë se ulja e çmimeve të konsumit pritet të vazhdojë edhe në muajt pasardhës.

Kjo do të bëjë që fokusi i politikave monetare të zhvendoset drejt evitimit të situatave deflacioniste dhe nxitjes së rritjes ekonomike.

Ministri i Financave, Ridvan Bode tha se qeveria shqiptare po merr masa për të shmangur deflacionin që sipas tij, do të sillte pasoja të padëshëruara për ekonominë.

Zoti Bode tha se inflacioni do të synohet të mbahet në kufijtë e plus minus një të tre përqindshit.

Ndërkaq Banka e Shqipërisë vendosi të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit të lekut në nivelin 6.25 përqind./bbc/