Site icon Telegrafi

Ulet inflacioni në Eurozonë

Besimi në ekonominë e zonës së euros arriti nivelin më të lartë katër-vjeçar në korrik dhe Banka Qendrore Evropiane (BQE) tha se po forcohet rimëkëmbja, mbështetur nga politika të lirshme monetare që synojnë të luftojnë kundër inflacionit vazhdimisht të ulët.

Ekonomia e Spanjës përfaqësonte një rast të tillë, me të dhëna që dje treguan se po rritet me ritmin më të shpejtë që përpara krizës financiare. Megjithatë presionet e dobëta të çmimeve gjermane, treguan se kërcënimi i deflacionit nuk është zhdukur me rritjen e valës ekonomike.

BQE ka katër muaj që aplikon programin e shtypjes së parave, i cili ka shmangur deflacionin por nuk ka stimuluar ende çmimet në zonën e euros, ku kriza ekonomike e Greqisë ka ushqyer pasiguri në lidhje me perspektivën.

Banka qendrore pret që çmimet të fillojnë të rriten nga fundi i këtij viti. Por inflacioni anemik gjerman prej vetëm 0.1 për qind këtë muaj ka theksuar madhësinë e detyrës me të cilën po përballet BQE, e cila synon inflacion prej 2 për qind gjatë periudhës afatmesme.

Inflacioni në Eurozonë, përditësuar të premten, po drejtohet në 0.2 për qind.

Për të stimuluar ekonominë, BQE ka ulur normat e interesit në nivele të ulëta rekord, ka ofruar miliarda euro në kredi të lirë për bankat dhe ka nisur planin e saj për të shpenzuar 60 miliardë euro në muaj në blerjen e obligacioneve të paktën deri në shtator të vitit 2016.

Rezultatet e treguesit mujor të tendencës ekonomike të Komisionit Evropian, i cili tejkaloi parashikimet dhe arriti 104.0 në korrik, pas 103.5 që shënoi në qershor, erdhën pas dakordimit të paketës së përkohshme të shpëtimit mes Greqisë dhe Eurozonës.

Marrëveshja 11-orëshe shmangu me vështirësi daljen greke nga zona e euros dhe – të paktën për të ardhmen e afërt – eliminoi një burim rreziku në zonën e monedhës. Besimi i biznesit në Gjermani u rrit këtë muaj.

Marrëveshja bërthamore me Iranin dhe rëniet në çmimet e naftës mbështetën gjithashtu sfondin ekonomik në zonën e euros prej 19-të vendesh.

Irlanda e ‘shpëtuar nga jashtë’, ndërkohë, njoftoi në një raport të vonuar rritjen e T1 në një 1.4 për qind nga tremujori në tremujor. /Telegrafi/

Exit mobile version