Site icon Telegrafi

Ulet fitimi në tregun e brendshëm në industri

Statistikat më të reja të Entit Shtetëror të Statistikave (ESHS) tregojnë se në tremujorin e parë, fitimi në industri është rritur për 9.3%, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, transmeton Telegrafi Maqedoni.

Ndërkaq, vetëm në muajin mars, përfitimi ka shënuar rritje për 6.5%, krahasuar me marsin e vitit të kaluar.

Fitimi në industri në tregun e brendshëm, në periudhën e njejtë, ka shënuar rënie për 1%, kurse indeksi i fitimit në tregun e jashtëm ka shënuar rritje prej 8.6%.

Sipas sektorëve, është shënuar rënie e fitimeve në sektorin e xehetarisë dhe nxjerrjes së gurve në muajin mars, për 9.2%, krahasuar me vitin e kaluar, kurse në sektorin e industrisë së përpunimit, është shënuar rritje e fitimit për 7.2%./Telegrafi/

Exit mobile version