Site icon Telegrafi

Ulet dukshmëria në rrugën Lisec-Kodra e Diellit

Në rrugën rajonale Lisec-Kodra e Diellit pasditen e sotshme ka mjegulla të mëdha me çka është ulur edhe dukshmëria deri në 50 metra, informojnë nga NP “Rrugët e Maqedonisë”.

Në pjesë tjetër të rrugëve shtetërore komunikacioni po zhvillohet me rrugë me lagështi. Në vendkalimet kufitare nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi.

Nga Lidhja Auto-Moto e Maqedonisë rekomandojnë shoferët që të kenë kujdes me shpejtësinë e vozitjes, veçanërisht nëpër luginat e vendit ku mund të ketë rrëshqitje të dheut./Telegrafi/

Exit mobile version