Çmimet e shërbimeve hotelierike në shkurt të vitit 2017, në krhasim me janarin e vitit 2017, kanë ulur për 0.1%, tregojnë të dhënat e Entit Shtetëror të Statistikës në Maqedoni, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Krahasuar nëpër grupet e shërbimeve, ulje është vërejtur në grupin e bujtjeve për 0.7%.
Indeki i çmimeve të shërbimeve hotelierike në shkurt të vitit 2017, në raport me të njëjtin muaj të vitit paraprak është rritur për 0.3%.
Indeksi i çmimeve të shërbimeve hotelierike për periudhën janar-shkurt të vitit 2017, në krahasim me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar është rritur për 0.4%, derisa në raport me dhjetorin e vitit 2016 është ulur për 0.1%. /Telegrafi/