Site icon Telegrafi

Ulet çmimi i naftës për vitin 2019

Kompania amerikane e investimeve Morgan Stanley, i është bashkuar gjigantëve tjerë të kësaj fushe duke ulur çmimin e parashikuar të naftës së papërpunuar për vitin 2019, nga shkaku i pritshmërive të dobëta të rritjes ekonomike botërore si dhe rritjes së furnizimit me naftë në treg.

Marka ndërkombëtare e naftës së papërpunuar, vlerësohet se do të ketë një çmim mesatar me 61 dollarë për fuçi, që është për 8 dollarë më i ulët nga vlerësimi paraprak, ndërsa marka e naftës Ëest Texas Intermediate aktualisht vlerësohet se do të ketë një çmim mesatar me 54 dollarë për fuçi ose 6 dollarë më pak nga parashikimi fillestar.

“Ulja e çmimeve është rezultat i dobësimit të pritjeve për një rritje ekonomike, si dhe rritjes së furnizimit me naftë në tregun në botë, veçanërisht nga SHBA-të”, thotë kompania Morgan Stanley, përcjell Telegrafi.

Të dhënat e Administratës amerikane për Informacion Energjetik flasin se prodhimi i naftës së papërpunuar në SHBA, mbetet në një nivel të lartë rekord prej rreth 11.7 milionë fuçi në ditë.

Rritja ekonomike parashikohet që gjatë vitit 2019 të ketë një dinamikë të uljes, gjë e cila do të ushtrojë një presion mbi kërkesën botërore për naftë. /Telegrafi/

Exit mobile version