int(1) Ulet çmimi i thirrjes Vala - IPKO - Telegrafi
Site icon Telegrafi

Ulet çmimi i thirrjes Vala – IPKO

Marrëveshja e arritur do të hyjë në fuqi nga data 1 maj 2009 dhe do të përfundojë me 30 prill 2010.

" Ky veprim i dy operatorëve ka qenë i domosdoshëm, marrë parasysh asimetrinë e çmimeve, me ç’rast është dëmtuar kompania dhe vet konsumatori i Vala-s. Njëkohësisht, ky veprim do të ndikojë dukshëm në rritjen e të hyrave të operatorit publik mobil Vala. Kjo marrëveshje e iniciuar nga menaxhmenti i PTK Sh.a. me në krye Prof. Dr. Shyqyri Haxha, Kryeshef Ekzekutiv i PTK Sh.a., është përkrahur plotësisht nga operatori IPKO", thuhet ne komunikaten PTK-se. 

Një hap i tillë, ka qenë i domosdoshëm të merret nga vet udhëheqësia e PTK Sh.a.-së dhe pa ndërmjetësimin e Autoritetit Rregullativ të Telekomunikacionit.

ART, e cila kishte ndërmjetësuar arritjen e marrëveshjes së parë mes këtyre dy operatorëve, ka një kohë të gjatë që nuk është duke funksionuar, gjë që ka shtyrë të dy kompanitë, PTK dhe IPKO që të marrin hapa konkret dhe krejt kjo për hir të ofrimit të shërbimeve sa më të lira, konsumatorit.

"Në këtë mënyrë, PTK dhe IPKO dëshmojnë për një konkurrencë të lirë dhe lojale, duke punuar në të mirë të konsumatorit si synim i vetem", saktesohet ne komunikate. /telegrafi/

Exit mobile version