Meqë Bardhekaltërit në gjysmëfinale u mposhtën nga Galil Gilboa dhe nuk arritën të kualifikohen në finale të Ligës Ballkanike, kryesia e kësaj skuadre ka marrë vendim që ta ulë çmimin e biletave në mënyrë që edhe sot të mbushet palestra e Pallatit të Rinisë dhe Sporteve në Prishtinë.
Sigal Prishtina sot me fillim nga ora 14:00 do të ndeshet me Ballkanin për vendin e tretë, ndërsa në ora 16:30 luhet finalja mes Levskit dhe Galil Gilboas. /Telegrafi/