Telegrafi

Ulet çmimi i dizelit në Maqedoni

Dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri nga mesnata e sotme, do të lirohen për 1.5 denarë, ndërsa çmimet e benzinës do të mbeten të pandryshuara.

Çmimi i ri i dizelit do të jetë 61 denarë për litër, i vajit ekstra të lehtë do të jetë 50 denarë për litër. Ndërsa Eurosuper BS-95 do të vazhdojë të shitet për 68 denarë, ndërsa Eurosuper BS-98 për 70 denarë për litër.

Çmimi i mazutit do të jetë 37,885 denarë për kilogram.

Këto çmime do të vlejnë deri në javën e ardhshme, kur KRRE do t’i publikojë çmimet e reja./Telegrafi/