Nga mesnata derivatet e naftës do të shiten për 1 gjegjëishtë 1.5 denarë më lirë. Kështu vendosi Komisioni Rregullator për Energjetikë (KRRE) në Maqedoni.
Për një denar do të ulet çmimi i EUROSUPER BS 98, ndërsa për një denarë e gjysmë lirohen çmimet e EUROSUPER BS 95, Dizeli dhe Vaji Ekstra i lehtë për amvisëri.
Prej mesnate një litër EUROSUPER BS 95 do të kushtojë 69.50 denarë për litër, EUROSUPER BS 98 do të shitet për 72 denarë për litër, ndërsa Dizeli do të shitet për 62.50 denarë.