Komisioni Rregullator i Energjetikës (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës, mesatarisht 0,52 % në raport me vendimin e datës 2.9.2024.
Çmimi i shitjes me pakicë i benzinës EUROSUPER BS-95 ulet për 2,00 den/l.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinës EUROSUPER BS-98, si dhe të EURODIZELIT (D-Е V), të Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (EL-1) dhe të Mazutit М-1 SU nuk ndryshojnë.
Nga data 7.9.2024, ora 00:01 çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
Benzinë motori EUROSUPER BS – 95 74,50 (denarë/litër)
Benzinë motori EUROSUPER BS – 98 78,50 (denarë/litër)
Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 69,50 (denarë/litër)
Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 68,50 (denarë/litër)
Mazut М-1 SU 44,780 (denarë/kilogram)./Telegrafi/