Sipas të dhënave të publikuara nga Ministria e financave të Maqedonisë, borxhi shtetëror është ulur në çerekun e dytë të këtij viti, për 50 milion euro, transmeton Telegrafi Maqedoni.
MF-ja bën të ditur se ky borxh është 36.9% e Bruto Prodhimit të Brendshëm (BPB), që paraqet një ulje prej 0.6%, ose 59.5 milion euro. Kurse, borxhi publik është 45.3% e BPB-së.
Edhe në gjendjen e letrave shtetërore me vlerë, MF-ja thotë se ka ulje prej 50.5 milion euro, që është në drejtim të strategjisë për uljen e borxheve të brendshme, me qëllim lirimin e më shumë mjeteve për kreditim të sektorit korporativ./Telegrafi/