Janë ulur blerja dhe shitja e pothuajse të gjitha prodhimeve bujqësore, kumtoi Enti Shtetëror për Statistika.
Në tremujorin e dytë të vitit 2020 blerja dhe shitja e prodhimeve bujqësore paraqet 2.610.853.000 denarë, që në raport me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar paraqet rënie prej 16,2 për qind.
Tek blerja e prodhimeve bujqësore nga prodhues individual është vërejtur ulje për 17, ndërsa tek shitja e prodhimeve bujqësore nga prodhimi vetanak ulje për 15,5 për qind.