Site icon Telegrafi

Ulet aeroplani i parë “Air Albania”, Rama: Synojmë t’i bashkojmë shqiptarët (Video)

Sot në aeroportin e Rinasit është inauguruar kompania shqiptare e fluturimit “Air Albania”.

I pranishëm ishte edhe kryeministri shqiptar Edi Rama i cili mbajti edhe një fjalim rasti.

Rama këtë ngjarje e konsideroi një emocion tejet të veçantë, ndërsa theksoi se sot përmbushim një zotim që u kemi dhënë bashkëqytetarëve tanë.

“Emocion i veçantë për mu, që sot mes miqsh, bashkëpunëtorësh e partnerësh vullnet mirë, përmbushim jo vetëm një zotim dhënë ndaj bashkëqytetarëve por një ëndërr që dukej e pamundur për vite e vite të tëra, kompaninë ajrore të flamurit kuqezi “Air Albania””, tha Rama, përcjell Telegrafi.

Rama dhe fluturimi do të jetë i gjatë dhe jo i lehtë, por synimi është që shqiptarët t’i dërgojë sa më larg dhe t’i bashkoj sa më shumë.

I pari i qeverisë shqiptare tha se kompania jonë ka garancinë e një partneri të madh siç është “Turkish Airlines”.

“Kemi garancinë e një partneri të padiskutueshëm, që është aktor global, që për vite mes konkurrentëve më të mëdhenj të globit, jo vetëm njëherë ka marrë çmimin e kompanisë me shërbimin më cilësor në botë”, deklaroi Rama.

“Ne nga sot mund të fluturojmë, por do të na duhet ky vizion dhe ky partneritet për të vazhduar të fluturojmë” ka vijuar më tej Rama./Telegrafi/

Exit mobile version