Site icon Telegrafi

Ulët me 65% numri i udhëtarëve me tren

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar “Statistikat e Transportit dhe Telekomunikimit “ për periudhën tremujore TM1 2018, me të dhëna mbi Transportin Ajror, Hekurudhor, Rrugor dhe Telekomunikimin.

Në territorin e Kosovës, kemi gjithsej 333 km binarë hekurudhorë për transport. Në hekurudhat e Kosovës qarkullojnë gjithsej 9 lokomotiva, prej tyre shtatë disel dhe dy trena motorikë. Lokomotivat bartin dhjetë vagonë për udhëtarë dhe 1420 vagonë për mallra.

“Në tremujorin e parë të vitit 2018, numri i pasagjerëve që kanë shfrytëzuar trenin si mjet udhëtimi ishte 17 mijë, ku krahasuar me tremujorin e kaluar, numri i udhëtarëve ishte zvogëluar për 65 për qind”, ka njoftuar ASK-ja shkruan Telegrafi.

Transporti i mallrave me tren në TM1 2018 ishte 76 mijë tonë,ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar ka rritje për 36 për qind.

Kurse, sa i përket numrit të fluturimeve, në TM1 2018 ishin1560 fluturime, ose 13.70 për qind më shumë sesa në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM12017).

“Numri i udhëtarëve, që e kanë shfrytëzuar aeroplanin si mjet transporti gjatë këtij tremujori ishte rreth 418 mijë, ku në raport me tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar (TM1 2017) ka një rritje prej 16.92 për qind”.

Bazuar në kërkesën e Eurostat-it, duke filluar nga tremujori i dyte i këtij viti (TM2 2018), publikimi do të pësoje disa ndryshime, duke përfshire të dhëna edhe nga operatore të tjerë të telekomunikimit,në mënyre që të mbulohen të gjitha shërbimet e telekomunikimit të ofruara në vendin tonë. /Telegrafi/

Exit mobile version