Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), ka certifikuar sot rezultatet përfundimtare për Kuvendet Komunale.
Nga rezultatet e certifikuara, në Kuvendin Komunal të Prishtinës, Lëvizja Vetëvendosje do ti ketë 17 ulëse me gjithsejtë 26 mijë e 962 vota apo 33.56%.
Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) do ti ketë 14 ulëse me gjithsejtë 21 mijë e 865 vota apo 27.21%.
Partia Demokratike e Kosovës (PDK) do ti ketë 9 ulëse me gjithsejtë 14 mijë e 250 vota apo 17.74%.
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka fituar 6 ulëse me gjithsejtë 8 mijë e 638 vota apo 10.75%.
Aleanca Kosova e Re (AKR) do të ketë 3 ulëse në Kuvendin Komunal të Prishtinës me gjithsejtë 4 mijë e 499 vota po 5.60%.
Lëvizja për Bashkim dhe Nisma Socialdemokrate do ta kenë nga një ulëse me gjithsejtë 2 mijë e 319 vota apo 2.89% dhe 790 vota apo 0.98%. /Telegrafi/