Në një të ardhme të afërt, automjeti i juaj do të ketë të dhëna rreth pulsit tuaj dhe nëse nuk i pëlqejnë këto të dhëna, atëherë do të marrë kontrollin mbi automjetin për të penguar aksidentin eventual.
Në bazë të kësaj teknologjie, ulësja regjistron pulsin dhe frymëmarrjen, mbikëqyr zgjuarsinë, lodhjen dhe shëndetin e shoferit.
Krijuesit e këtij sistemi shpresojnë se do të arrijnë ta integrojnë atë së bashku me sistemet e sigurisë, siç është ‘Cruise control’, për ta mbajtur automjetin në rrugë dhe sistemeve tjera që marrin kontrollin e makinës në raste të domosdoshme.