Site icon Telegrafi

Ulëse me gjemba në parqet e Kinës

Nëse uleni në këto karrige dhe qëndroni shumë gjatë, pa vendosur para shtesë në aparatin e afërm, atëherë në karrige do të dalin gjembat të cilët pamundësojnë uljen. Edhe pse këta gjemba nuk mund ta lëndojnë askënd, janë mjaft të gjatë për t’ia bërë njerëzve uljen të papërshtatshme.

Nëpër parqet e qyteteve në Kinë ka shumë tollovi, sidomos gjatë vikendeve, kur miliona qytetarë mundohen t’i ikin tollovisë së qyteteve.

“Duhet të kujdesemi që askush të mos e teprojë me karriget e parkut. Ka njerëz që ulen në mëngjes dhe nuk dëshirojnë të lëvizin nga vendi tërë ditën. Gjembat do t’i largojnë njerëzit e tillë”, tha njëri prej zyrtarëve të parkut. /Telegrafi/

 


Exit mobile version