Telegrafi

Ulëse mbi avionë për të shijuar panoramën në 360 gradë (Video)

Sipas medieve të huaja, projekti ‘Sky Deck’, parashikon që ulëset të vendosen në ato avionë që përshkojnë distanca të gjata, ose mund të instalohen edhe në avionët privatë.

Ka dy metoda për të instaluar ‘Sky Deck’: në të parin përdoret një shkallë, që mund të çojë dy ulëset mbi avion, tjetra me anë të një lloj ashensori futurist, që do të bëjë që kolltuku do të ngjitet direkt mbi avion.

Në këtë mënyrë, pasagjerët mund të rrotullojnë kapsulën në 360 gradë, për të shijuar pamjen nga lartësia.

Projekti është prezantuar në konferencën “National Business Aviation Association”, në Las-Vegas, i cili ka tërhequr vëmendjen e prodhuesve të avionëve “Boeing” dhe Airbus”, dhe mund të bëhet realitet.

‘SkyDeck’, nuk mund të jetë ekonomik: kështu që instalimin varion nga 8-25 milionë dollarë.